logo
Hitweb.it

Senior Full Stack Developer (PWA / Node.js / Vue, React, Svelte / Database SQL)

Europe (non-EU)

September 3, 2026 at 8:27 AM

✨ AI summary

Location

  • Tirana, Albania

Languages

  • JavaScript (ES6+)

Frameworks

  • Vue
  • React
  • Svelte
  • Node.js (Express)

Databases

  • Firebird
  • MySQL
  • PostgreSQL

Experience Level

  • Senior

HITJOB është një kompani outsourcing me mbi 8 vite eksperiencë në tregun shqiptar, e angazhuar në ofrimin e zgjidhjeve profesionale për kompani të njohura ndërkombëtare, kryesisht amerikane dhe italiane. Nëpërmjet partneriteteve të konsoliduara, krijojmë mundësi punësimi për profesionistët shqiptarë që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në një mjedis ndërkombëtar.


Për një nga partnerët tanë, EXE Progetti, kompani italiane e specializuar në zhvillimin e software-ve dhe zgjidhjeve digjitale për biznese, jemi në kërkim të një Senior Full Stack Developer. Kompania zhvillon dhe mirëmban produkte software për menaxhimin e aktiviteteve të bizneseve, duke kombinuar zgjidhje të konsoliduara me teknologji moderne web dhe mobile.


Përshkrimi i rolit:

Jemi në kërkim të një zhvilluesi Full Stack me fokus të fortë në ndërtimin e aplikacioneve moderne, veçanërisht Progressive Web Apps (PWA).

Personi do të punojë në projekte nga fillimi deri në fund, duke u angazhuar si në frontend ashtu edhe në backend, me integrim të bazave të të dhënave relacionale dhe sistemeve ekzistuese (legacy).


Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillimi i aplikacioneve moderne web të bazuara në arkitekturë PWA
  • Ndërtimi i ndërfaqeve të përdoruesit responsive duke përdorur framework-e si Vue, React ose Svelte
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e API-ve RESTful dhe shërbimeve backend me Node.js
  • Projektimi dhe menaxhimi i databazave relacionale (Firebird ose të ngjashme)
  • Implementimi i logjikës offline-first dhe sinkronizimi i të dhënave
  • Debugging, testim dhe optimizim i performancës së aplikacioneve
  • Bashkëpunim me ekipin për përcaktimin e arkitekturës dhe praktikave më të mira
  • Njohuri të gjuhës italiane (niveli B2 ose më lart)

Kërkesat teknike:

  • Njohuri të mira të JavaScript modern (ES6+)
  • Eksperiencë me të paktën një nga React, Vue ose Svelte (preferohet Vue)
  • Eksperiencë në backend me Node.js (Express ose framework-e të ngjashme)
  • Njohuri për databaza relacionale (preferohet Firebird, ose MySQL, PostgreSQL, etj.)
  • Njohuri për API REST dhe menaxhimin e autentifikimit (JWT, sessione, etj.)
  • Njohuri bazë me Git dhe workflow të versionimit
  • Kuptim i parimeve të PWA (service worker, caching, support offline)

Kërkesa preferenciale:

  • Eksperiencë me arkitektura offline-first dhe sinkronizim të të dhënave
  • Njohuri për Docker ose ambiente të containerizuara
  • Eksperiencë me sisteme legacy ose migrime teknologjike

Kërkesë shtesë e detyrueshme:

  • Gatishmëri për të mësuar Delphi në nivel bazë, vetëm për kuptimin e sintaksës dhe procedurave për lexim dhe shkrim të të dhënave në databaza jo-SQL

Aftësi personale (Soft skills):

  • Aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në ekip
  • Kuriozitet dhe dëshirë për të mësuar teknologji të reja
  • Qasje praktike dhe e orientuar drejt rezultateve

Çfarë ofrojmë:

  • Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pushime dhe festa zyrtare të paguara (si ato shqiptare, ashtu edhe të vendeve përkatëse të projekteve).
  • Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
  • Ambjent pune modern, dinamik dhe me kolegë të rinj.
  • Drekë e ofruar nga kompania në restorantet partnere.

  • A mendon se je kandidati i duhur? Apliko tani!

    📩 Na dërgo CV-në dhe bëhu pjesë e procesit të përzgjedhjes.

    ⏳ Vendet janë të limituara, mos e humb këtë mundësi!


    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje.


    #HITJOB #Pune #NjoftimPune #Punesim #SoftwareDevelopment #SoftwareEngineer #SeniorDeveloper #PHP #Laravel #VueJS #JavaScript #ITJobs #Karriere